Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan thotë se partia kryesore opozitare e Turqisë është “përgjegjëse për plagosjen e policëve në sulmet e vandalëve”.
Siç shkruan BBC, Erdogan ka bërë thirrje që të ndalojnë protestat.
Derisa shton se “opozita nuk duhet të luajë me nervat e popullit”.
“Në vend që t’u përgjigjen akuzave për korrupsion, grabitje, ryshfet dhe zhvatje, ata kanë bërë deklaratat më të ndyra dhe të paligjshme në historinë tonë politike për pesë ditët e fundit”.
“Mos prishni qetësinë e qytetarëve tanë me provokime”.
“Unë besoj se nëse [opozitës] i mbetet ndonjë respekt, ata do të turpërohen për të keqen që i kanë bërë vendit.”