Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u kërkoi vendeve anembanë botës që të njohin pa vonesë Republikën Turke të Qipros Veriore (TRNC).
“Po e përsëris thirrjen historike që i bëra gjithë botës nga podiumi i OKB-së: Njiheni TRNC-në sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Erdogan në një ceremoni zyrtare me rastin e përvjetorit të Operacionit Turk të Paqes në Qipro në vitin 1974, i cili hodhi themelet për themelimin e vendit nëntë vjet më vonë.
“E gjithë përpjekja jonë është të sigurojmë që paqja që sollëm në ishullin e Qipros në vitin 1974 të bëhet e përhershme. Ne dëshirojmë një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme”, shtoi ai gjatë aktivitetit në kryeqytetin e TRNC-së Lefkosha. Turqit qipriotë mbajnë festime çdo vit më 20 korrik si Dita e Paqes dhe Lirisë.
Erdoğan theksoi se në kushtet aktuale, zgjidhja federale e kërkuar prej kohësh për Qipron nuk është më e mundur, duke përjashtuar negociatat derisa “të njihen barazia sovrane dhe statusi i barabartë ndërkombëtar i turqve qipriotë”.
Duke shtuar se TRNC-ja do të mbetet kështjellë për Turqinë dhe shtetet turke në Mesdheun Lindor, ai pohoi se “pa marrë parasysh rrethanat, ne nuk do të tërhiqemi nga përpjekjet tona për të konfirmuar sovranitetin e barabartë dhe statusin e barabartë ndërkombëtar të turqve qipriotë”.
Çështja e Qipros
Qiproja ka qenë në një mosmarrëveshje prej dekadash midis turqve qipriotë dhe grekëve qipriotë, pavarësisht nga një sërë përpjekjesh diplomatike nga OKB-ja për të arritur një zgjidhje gjithëpërfshirëse.
Sulmet etnike që filluan në fillim të viteve 1960 i detyruan qipriotit turq të tërhiqen në enklava për sigurinë e tyre.
Në vitin 1974, një grusht shteti grek qipriot që synonte aneksimin e ishullit nga Greqia çoi në ndërhyrjen ushtarake të Turqisë si fuqi garantuese për të mbrojtur turqit qipriotë nga persekutimi dhe dhuna. Si rezultat, TRNC-ja u themelua në 1983.
Vitet e fundit ka pasur një proces paqësor pa ndërprerje, duke përfshirë një iniciativë të dështuar të vitit 2017 në Zvicër nën kujdesin e vendeve garantuese Turqia, Greqia dhe Britania.
Administrata greke qipriote hyri në BE në vitin 2004, në të njëjtin vit kur grekët qipriotë penguan një plan të OKB-së për t’i dhënë fund mosmarrëveshjes së gjatë. Turqisë mbështet plotësisht një zgjidhje me dy shtete në ishullin e Qipros bazuar në barazinë sovrane dhe status të barabartë ndërkombëtar.