27.2 C
New York
Wednesday, July 23, 2025

Buy now

Erdogan: Terroristët nuk do të kenë kurrë sukses

- Advertisement -

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se “terroristët” nuk do t’i arrijnë kurrë qëllimet e tyre në Turqi.

Këto deklarata ai bëri gjatë një adresimi në parlamentin turk pas sulmit në Ministrinë e Brendshme ku mbetën të plagosur dy policë.

“Akti i sotëm terrorist në Ankara, në të cilin dy kriminelë u neutralizuan falë ndërhyrjes në kohë të policisë, është valëvitja e fundit e terrorizmit”, tha Erdogan, raporton Aljazeera.

“Terroristët që përpiqen të shkatërrojnë paqen dhe sigurinë e qytetarëve nuk do të kenë kurrë sukses”, tha ai.

Kreu i shtetit turk shtoi se barra e futjes së moralit te grupet “terroriste” me kalkulime politike do të jetë shumë e rëndë.

Të ngjashme

Të fundit