8.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Erdogan: Suedia, Finlanda duhet të ekstradojnë 130 “terroristë”

- Advertisement -

Suedia dhe Finlanda duhet të deportojnë ose ekstradojnë deri në 130 “terroristë” në Turqi që parlamenti turk të miratojë kërkesat e tyre për t’u anëtarësuar në NATO, tha Presidenti Tajip Erdogan.

Dy shtetet nordike paraqitën vitin e kaluar kërkesën për t’u anëtarësuar në NATO pasi filloi agresioni rus i Ukrainës, por të 30 vendet anëtare duhet ta miratojnë kërkesën e tyre.

Turqia ka thënë se Suedia në veçanti duhet të mbajë një qëndrim më të qartë kundër atyre që i sheh si terroristë, kryesisht militantë kurdë dhe një grupi që e fajëson për një përpjekje për grusht shteti të vitit 2016.

Suedia dhe Finlanda nënshkruan një marrëveshje trepalëshe me Turqinë në qershor 2022 që synonte të kapërcente kundërshtimet e Turqisë.

Si pjesë e kësaj marrëveshjeje, të dy vendet nordike u zotuan t’u përgjigjen “kërkesave për deportim dhe ekstradim të të dyshuarve për terrorizëm në mënyrë të shpejtë dhe të plotë”.

Politikanët finlandezë e interpretuan kërkesën e zotit Erdogan si reagim të zemëruar ndaj një incidenti në Stokholm javën e kaluar, ku gjatë një proteste të vogël një objekt i prerë në formën dhe me pamjen e zotit Erdogan u var me kokë poshtë.

“Ky duhet të ketë qenë një reagim, besoj, ndaj ngjarjeve të ditëve të kaluara,” tha ministri i jashtëm i Finlandës Pekka Haavisto për televizionin publik YLE.

Zoti Haavisto tha se nuk ishte në dijeni të ndonjë kërkese të re zyrtare nga Turqia.

Si përgjigje ndaj incidentit në Stokholm, Turqia anuloi një vizitë të planifikuar në Ankara të kryetarit të parlamentit suedez, Andreas Norlen.

“Ne theksojmë se në Finlandë dhe në Suedi kemi lirinë e shprehjes. Ne nuk mund ta kontrollojmë atë,” u tha gazetarëve kryetari i parlamentit finlandez, Matti Vanhanen, në një konferencë të përbashkët shtypi me zoti Norlen.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit