10.3 C
New York
Thursday, March 6, 2025

Buy now

Erdogan pritet me ceremoni në aeroportin e Rinasit

- Advertisement -

Sot ka mbërritur në Shqipëri, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Ishte Kryeministri Edi Rama që i uroi mirëseardhjen Presidentit të Turqisë, i cili mbërriti sot për të zhvilluar një vizitë njëditore në vendin tonë

Ceremonia e mikpritjes u mbajt në aeroportin “Nënë Tereza”. Ndërsa vizita do të nisë nga qyteti i Laçit, aty ku është finalizuar projekti madhor i rindërtimit të lagjes se re me 524 apartamente, financim i qeverisë turke.

Kryeministri Rama dhe Presidenti Erdogan do të zhvillojnë një takim mes tyre, në Kryeministri, që do të pasohet nga një konferencë e përbashkët për shtyp.

Në vijim, dy personalitetet do të marrin pjesë në inaugurimin e xhamisë së Et’hem Beut, objekt i rëndësishëm të trashëgimisë sonë kulturore.

Në përfundim të vizitës, Presidenti i Republikës së Turqisë Recep Tayyip Erdoğan do t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë me një fjalë, në një seancë të posaçme parlamentare.

Kjo vizitë ka bërë që institucionet tona të marrin masa shumë të rrepta sigurie dhe për shkak të këtyre masave të marra nga Policia e Shtetit për sigurinë e presidentit turk, do të ketë bllokime rrugësh prandaj policia iu bën apel qytetarëve që do të udhëtojnë jashtë vendit të mbërrijnë në aeroportin ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’ përpara orareve të kufizimit, përkatësisht përpara orës 08:30 të mëngjesit të 17 Janarit.

Më poshtë janë edhe marrëveshjet që pritet të miratohen:

1: Një marrëveshje bashkëpunimi do të jetë ndërmjet Agjencisë Anadolu dhe Agjencisë Telegrafike Shqiptare.

2: Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e trajnimeve për zbatimin e ligjit ndërmjet qeverisë së Turqisë dhe Shqipërisë.

3: Protokoll Bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Arkivit Shtetërore Turqisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivit.

4: Memorandum mirëkuptimi për Bashkëpunimin në Fushën e Rinis dhe Sporteve ndërmjet ministrisë se Turqisë dhe asaj shqiptare.

5: Memorandum mirëkuptimi ndërmjet ministrisë së jashtme të Turqisë dhe asaj shqiptare për bashkëpunimin në fushën e protokollit.

6: Protokoll bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme Shtetërore të Operas së Baletit dhe të ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Turqisë dhe Ansamblit të Operas dhe Baletit dhe Folklorit shqiptar.

7: Memorandum mirëkuptimi në fushën e menaxhimit të Fatkeqësive ndërmjet Drejtorisë së Emergjencave dhe Ministrisë së Brendshme të Turqisë./TCh

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit