24.3 C
New York
Wednesday, July 23, 2025

Buy now

Erdogan për situatën në Gaza: “E papranueshme të vdesësh për një copë bukë”

- Advertisement -

“Askush me një minimum dinjiteti njerëzor nuk mund ta pranojë këtë mizori”, deklaroi kreu i shtetit turk.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e konsideroi të martën vdekjen në Rripin e Gazës të palestinezëve që nuk janë në gjendje të gjejnë “një copë bukë ose një gllënjkë ujë” “të papranueshme”.

“Askush me një minimum dinjiteti njerëzor nuk mund ta pranojë këtë mizori, në të cilën dhjetëra njerëz të pafajshëm vdesin çdo ditë sepse nuk mund të gjejnë një copë bukë ose një gllënjkë ujë”, deklaroi kreu i shtetit turk gjatë një fjalimi në Stamboll.

Drejtori i njërit prej spitaleve më të mëdha në Rripin e Gazës tha të martën se 21 fëmijë kishin vdekur nga kequshqyerja dhe uria në 72 orët e fundit.

“Njëzet e një fëmijë vdiqën për shkak të kequshqyerjes dhe urisë në rajone të ndryshme të Rripit të Gazës. Këto vdekje u regjistruan në spitalet në Rripin e Gazës: Spitali al-Chifa në Qytetin e Gazës, Spitali i Martirëve al-Aqsa në Deir al-Balah dhe Spitali Nasser në Khan Younes, në jug të Rripit të Gazës, gjatë 72 orëve të fundit”, tha Mohammed Abou Salmiya në një konferencë për shtyp.

 

Të ngjashme

Të fundit