5.7 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Erdogan pas fitores: Kombi ynë mori vendimin e tij në favor të “Shekullit të Turqisë”

- Advertisement -

Presidenti i rizgjedhur i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se rezultati zgjedhor si vullnet i popullit është i mirëpritur.

Ai ka thënë se sot ka fituar Turqia dhe demokracia, duke shtuar se nuk ka humbur askush.

Erdogan në fjalimin e tij para mira qytetarëve në Ankara pas fitores në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale ka thënë se ky do të jetë shekulli i Turqisë.

“Si çdo vullnet i popullit tonë, edhe ky rezultat zgjedhor është më se i mirëpritur për ne. Fitues nuk jemi vetëm ne. Fitues janë Turqia dhe demokracia.Sot nuk ka humbur askush, të gjithë 85 milionë qytetarët kanë fituar. Tani është koha për t’u bashkuar dhe për t’u integruar rreth synimeve dhe ëndrrave tona kombëtare.Në një ndër zgjedhjet më të rëndësishme të jetës tonë politike shumë-partiake, kombi ynë mori vendimin e tij në favor të “Shekullit të Turqisë”, tha ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit