Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan i ka thënë presidentit palestinez, Mahmud Abbas se Ankaraja do të vazhdojë të mbështesë kauzën palestineze dhe të shtyjë komunitetin ndërkombëtar të rrisë presionin ndaj Izraelit.
Të dy liderët diskutuan zhvillimet e fundit dhe hapat që duhen ndërmarrë për një armëpushim të qëndrueshëm dhe paqe në Gaza, tha zyra e Erdoganit në një postim në X.
Erdogan dënoi luftën e Izraelit në Gaza, duke akuzuar disa vende perëndimore se heshtin dhe vazhdojnë të mbështesin Izraelin.
Abbas do t’i drejtohet nesër një sesioni të jashtëzakonshëm të parlamentit turk.