Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e ka kushtëzuar ratifikimin e aplikacionit të Suedisë për anëtarësim në NATO, me miratimin e kërkesës që i ka bërë Ankaraja Kongresit amerikan për aeroplanët luftarakë, F-16.
Suedia dhe Finlanda kanë hequr dorë nga disa dekada të neutralitetit dhe kanë kërkuar të anëtarësohen në aleancën veri-atlantike, pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, në fund të vitit të kaluar, shkruan REL.
Kërkesat e tyre janë miratuar shpejt prej të gjitha vendeve anëtare të NATO-s, përveç Turqisë dhe Hungarisë.
Dy vendet e kanë miratuar këtë vit aplikacionin e Finlandës, por jo edhe të Suedisë.
Erdogani ankohet se Stokholmi nuk ka marrë masa të mjaftueshme për t’i shtypur grupet kurde, që Ankaraja i konsideron terroriste.