Home Lajme Botë Erdogan: Jemi shumë para, raundin e parë do ta përfundojmë më mbi 50 për qind të votave

Erdogan: Jemi shumë para, raundin e parë do ta përfundojmë më mbi 50 për qind të votave

0
Erdogan: Jemi shumë para, raundin e parë do ta përfundojmë më mbi 50 për qind të votave

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyp Erdogan, në orët e para të së hënës iu drejtua simpatizantëve të mbledhur para selisë qendrore të AK Partisë në Ankara. Erdogan ka thënë se edhe pse nuk janë numëruar të gjitha votat, sidomos ato nga diaspora, rezultatet tregojnë se ai është në përparësi të madhe ndaj kundërkandidatëve në garën presidenciale.

“Edhe pse rezultatet përfundimtare nuk janë ende të qarta, ne jemi para me dallim të madh”, ka thënë Erdogan.

Ai ka thënë se beson se beson që “raundin e parë do ta përfundojmë me më shumë se 50% të votave të fituara”, ndërsa ka theksuar se aktualisht udhëheq me 2.6 milionë vota diferencë ndaj rivalit më të afërt.

Gjithashtu, Erdogan ka njoftuar se partia e tij po udhëheq bindshëm edhe në zgjedhjet parlamentare të vendit.

Sa i përket mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, Erdogan e ka vlerësuar si proces të suksesshëm dhe festë të demokracisë.

“Vendi ynë ka përfunduar me sukses një tjetër festë të demokracisë me zgjedhjet e 14 majit”, ka thënë ai.

Në garën presidenciale, presidenti Recep Tayyip Erdogan kërkon të rizgjedhjet edhe për një mandat, ndërsa ka për kundërkandidatë Kemal Kiliçdaroglu dhe Sinan Ogan.

Ndërsa në garën për zgjedhjet parlamentare ishin mbi 24 parti politike dhe mbi 151 kandidatë të pavarur për 600 vende në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë.

Exit mobile version