![Erdogan i kërkon Kurtit t’i luftojë aktivitetet e gylenistëve në Kosovë Erdogan i kërkon Kurtit t’i luftojë aktivitetet e gylenistëve në Kosovë](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/02/Screenshot_4-7.jpg)
Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdogan, i ka kërkuar Kurtit që ta luftojë përhapjen e gylenizmit në Kosovë.
Siç raporton Anadolu, Erdogan i kërkoi Kurtit të rrisë bashkëpunimin me Türkiye-n kundër aktiviteteve në Kosovë të Organizatës Terroriste FETO, grupi që qëndron pas përpjekjes për grusht shtetit të vitit 2016 në Türkiye.
Po ashtu, ai ka thënë se Türkiye është e gatshme t’i japë mbështetje procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për paqen rajonale, nëse kjo gjë kërkohet.
“Türkiye është e gatshme të ofrojë të gjitha llojet e mbështetjes për paqen dhe stabilitetin e rajonit tonë dhe të japë kontributin e nevojshëm nëse kërkohet nga palët”, tha Erdogan në një konferencë për media me kryeministrin Kurti.
“Ne shpresojmë që procesi i dialogut me Serbinë të rezultojë në një mënyrë që siguron paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm të rajonit”, shtoi ai.