-7 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Erdogan do të takohet me Putinin më 5 gusht

- Advertisement -

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan, do të vizitojë qytetin bregdetar rus Soçi për t’u takuar me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Presidenca turke njoftoi se vizita do të zhvillohet më 5 gusht, por nuk dha detaje të tjera në lidhje me vizitën, shkruan Anadolu.

Vizita vjen disa ditë pasi Turqia, Kombet e Bashkuara (OKB), Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje për të rifilluar eksportet e grurit përmes tre porteve të Ukrainës pas muajsh bllokimi për shkak të luftës Rusi-Ukrainë.

Eksportet do të rifillojnë së shpejti, të koordinuara nga një qendër e përbashkët në Stamboll.

Të mërkurën e kaluar, Erdogan dhe Putin u takuan gjatë një takimi trepalësh me homologun e tyre iranian, Ebrahim Raisi, në kryeqytetin Teheran të Iranit.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit