0 C
New York
Wednesday, January 15, 2025

Buy now

Erdogan: Aktivitetet e PKK-së në Suedi të papranueshme për Turqinë

- Advertisement -

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një bisedë telefonike me kancelarin gjerman Olaf Scholz, transmeton Anadolu.

Sipas një njoftimi të Drejtorisë së Komunikimit të Turqisë, në bisedë u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe dhe çështje rajonale dhe globale, si dhe u theksua domosdoshmëria e rritjes së bashkëpunimit në këto fusha.

Erdogan dhe Scholz diskutuan gjithashtu situatën në Rusi dhe çështjen e anëtarësimit të Suedisë në NATO.

Duke folur për Suedinë, Erdogan deklaroi se megjithëse Suedia po bën hapa në drejtimin e duhur, veçanërisht me ndryshimet në ligjet kundër terrorizmin, mbështetësit e PKK/PYD/YPG në Suedi vazhdojnë të organizojnë lirisht protesta duke propaganduar terrorizmin, duke rekrutuar njerëz dhe duke siguruar burime financiare për organizatat terroriste.

Erdoğan nënvizoi se kjo situatë është e papranueshme për Turqinë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit