10.8 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Erdhi në jetë para kohe, aktori i “Game of Thrones” humb vajzën

- Advertisement -

Protagonisti i “Game of Thrones”, Thor Bjornsson, ka bërë të ditur humbjen e fetusit që mbante gruaja e tij përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

Aktori, i njohur për rolin e tij si “The Mountain” në serialin e njohur të HBO, njoftoi se vajza e tij Grace Morgan Hafthorsdottir lindi para kohe në javën e 21.5 (një shtatzëni konsiderohet e plotë në javën e 40-të).

I tronditur nga humbja e madhe, aktori ka shkruar në mbishkrimin e postimit: “Me pikëllim të madh njoftojmë lindjen e vajzës sonë Grace Morgan Hafthorsdottir e cila lindi më 8 nëntor në javën e 21.5 të shtatzënisë. Ne zbuluam se zemra e saj kishte pushuar së rrahuri. Fjalët nuk mund të përshkruajnë dhimbjen tonë në këtë humbje apo lumturinë që mundëm të kalonim kohë me vajzën tonë. Ajo është absolutisht e bukur, me qerpikë biondë dhe një buzëqeshje të vogël për mamin dhe babin. Dashuria që ndjejmë për të është e madhe. Trishtimi që ndiejmë do të jetë me ne përgjithmonë, por edhe dashuria. Të gjitha shpresat dhe ëndrrat tona për të janë zhdukur, por e di që ajo do të jetë përsëri me ne. Shpirti i saj do të jetojë përmes nesh dhe vëllezërve e motrave të saj. Ne kërkojmë që ju të respektoni privatësinë tonë në këtë kohë, ndërsa jemi të pikëlluar për këtë humbje të padurueshme. Faleminderit të gjithëve për fjalët tuaja të mira dhe mbështetjen”, ka shkruar Thor.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit