21 C
New York
Sunday, September 7, 2025

Buy now

Erdhi me bujë, Rashford mund të lë menjëherë Barcelonën

- Advertisement -

Transferimi i Marcus Rashford te Barcelona mund të rezultojë në një operacion merkatoje të dështuar.

Shtypi spanjoll thekson se klubi katalanas po e merr seriozisht në konsideratë mundësinë që ta kthejë lojtarin sërish te Manchester United.

Rashford, 27 vjeç, arriti të nënshkruajë një marrëveshje huazimi me opsion blerjeje për 30 milionë paund gjatë afatit kalimtar të verës.

Megjithatë, në tre ndeshjet e La Ligës, ai nuk ka shënuar asnjë gol dhe nuk ka dhënë asnjë asistim.

Sipas asaj që raporton El Nacional, klubi tashmë është i pakënaqur me paraqitjet e tij, duke e përshkruar Rashfordin si “të marrueshëm, të pasaktë dhe të humbur” në fushë. Aktualisht ekziston mundësia e ndërprerjes së parakohshme të marrëveshjes para Krishtlindjes, por kjo do të bënte që Manchester United të paguhej 4.3 milionë paund për kthimin e tij.

Marcush Rashford në pjesën e dytë të sezonit të kaluar luajti në huazim te Aston Villa duke shënuar 2 gola dhe 2 asitime ne Premier Ligë.

Të ngjashme

Të fundit