2.1 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Erdhi dita në Shtime: Drejtori i Urbanizmit dikur e “soste” pokerin online

- Advertisement -

Shumica e njerëzve, ndonëse për të kaluar kohën e lirë disi, apo edhe nga obsesioni i rezultateve të lojërave të fatit, prekjen e ekranit të telefonit mbi figurat e lojërave të ndryshme e kanë të pashmangshme gjatë tërë ditës, madje edhe netve.

Ngjashëm mund të veprojë secili që e pëlqen një gjë të tillë, e madje edhe ta shpërndajë në profilin e tij ose të saj në rrjetet sociale.

Por, rrjedha e jetës nga çasti në çast sjellë ndryshime dhe për një moment mund të jesh në krye të një pozitë të rëndësishme qendrore apo lokale. Njejtë i ka ndodhur Grejtalb Eminit, të cilit kryetari i Shtimes nga Lëvizja Vetëvendosje, Qemajl Aliu, ia besoi pozitën e drejtorit të urbanizmit në këtë komunë.

Para se ai të merrte këtë pozitë goxha të rëndësishme në këtë komunë, që nga viti 2011 e deri në 2016 shihet në postimet e tij në rrjetin social Facebook, se ai ishte “marakli” i lojës online “Texas HoldEm Poker”. Ndoshta mund të jetë ende, por nuk ka shpërndarë më postime se po e vazhdon të njëjtën lojë.

Por pa dyshim, nëse Grejtalbi, tashmë drejtor i Urbanizmit në komunën e Shtimes, ka luajtur veç online, nuk ka asgjë të keqe në këtë, sepse kjo lojë zhvillohet pa asnjë cent.

Në artikujt e ndryshëm ku shkruhet rreth lojërave të fatit, thuhet se mjeshtrit e vërtetë të pokerit nuk kanë frikë nga varësia ndaj lojërave të fatit. Ata janë të përgatitur psikologjikisht për lojën dhe mund të largohen nga festa në çdo kohë. Kur humbasin, nuk kërkojnë të “fitojnë sërish”, por thjesht analizojnë me kujdes gabimet e tyre.

Kjo lojë nga profesionistët cilësohet si sport i vërtetë, e jo si argëtim apo kumar.

Kjo lojë krahasohet me shahun apo damën, ku fitorja varet nga aftësitë intelektuale dhe njohuritë e lojtarit.

Shumë vende e kanë njohur zyrtarisht pokerin si një sport. Tani të gjitha lojërat dhe turnet e pokerit në këto vende mbahen legalisht dhe hapur.

Kujtojmë se Qemajl Aliu, kryetari i Shtimes nga Lëvizja Vetëvendosje i fitoi zgjedhjet me 50.71%. Ku postin ia mori Naim Ismajlit nga PDK, pas 22 viteve udhëheqje me komunën e Shtimes.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit