Festa tradicionale e Shën Gjergjit është festuar dje në Babaj të Bokës në Gjakovë.
Një mosmarrëveshje për një lojë tradicionale në këtë festë u bë “sebep” i një përleshje ku pësuan pesë qytetarë nga Shqipëria që kishin ardhur për kremtën e Shën Gjergjit. Katër meshkuj dhe një femër kanë pësuar lëndime nga ky sulm.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se të lënduarit janë: Enver Koka, Adrian Koka, Stiljan Koka, Besart Bardhoshi dhe Liridona Peka.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Gjakovë.
“Pesë viktima, katër meshkuj dhe një femër, kanë pranuar trajtim mjekësor pasi që dyshohet se pas një mosmarrëveshje verbale, janë sulmuar fizikisht me mjete të forta nga persona të panjohur të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjenden në arrati (nuk dihet identiteti i tyre). Njëri prej viktimave është dërguar në QKUK, njëri në spitalin e Gjakovës, ndërsa tre të tjerët pas trajtimit mjekësor janë liruar. Rasti vazhdon të hetohet” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës