Home Lajme Erden Atiq njofton se janë ndëprerë punimet në objektet që s’i kanë përfillur procedurat ligjore

Erden Atiq njofton se janë ndëprerë punimet në objektet që s’i kanë përfillur procedurat ligjore

0
Erden Atiq njofton se janë ndëprerë punimet në objektet që s’i kanë përfillur procedurat ligjore

Kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut ka njoftuar drejtoria e Inspekcionit ka vizituar vendpunishtet në të cilat kanë filluar ndërtimet e objekteve pa përfillur procedurat ligjore.

Ai ka shkruar se në mungesë të dokumentacioneve, janë vendosur shiritat me të cilat ndalohet vazhdimi i punës deri në plotësimin e kritereve sipas ligjeve të Kosovës.

“Inkurajojmë qytetarët, që t’i përfillin rekomandimet e institucioneve dhe për çdo investim të tyre të plotësohen kriteret të cilat parashihen me ligj, në të kundertën drejtoria e inspekcionit do të veproj konform ligjeve në fuqi”, ka shkruar ai në Facebook.

 

Exit mobile version