16.2 C
New York
Sunday, October 12, 2025

Buy now

Erden Atiq hedh votën, fton qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre

- Advertisement -

Erden Atiq, kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, ka kryer obligimin e tij.

Atiq, votën e tij e hodhi në shkollën teknike në veri të vendit, transmeton Klankosova.tv.

“I bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre”, u shpreh i pari i Mitrovicës së Veriut.

Atiq, po ashtu iu përgjigj pyetjes së gazetares së Klan Kosovës, Hana Selimit, për ndërrimin e qendrës së votimit të tij.

I njëjti tha se për shkak të mosverifikimit të letërnjoftimit, ka marrë vesh shumë vonë që i është ndërruar qendra e votimit.

Të ngjashme

Të fundit