22.3 C
New York
Saturday, September 20, 2025

Buy now

“Era sovranitet”, “Urime besimtarëve të VV-së” – Publikohen mesazhet për Dimal Bashën që çuan në suspendimin e katër policëve

- Advertisement -

Janë bërë publike mesazhet nga grupi privat në Viber, për të cilat katër zyrtarë policorë u suspenduan disa ditë më parë, pas komenteve të tyre lidhur me zgjedhjen e Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Mesazhet, të publikuara në media, shfaqin komente të bëra brenda një grupi të mbyllur, për të cilat Policia e Kosovës kishte vendosur suspendimin e përkohshëm të katër zyrtarëve, përfshirë rreshterin Sami Hoti

Pas 3 ditësh suspendimi, të katërtit janë rikthyer tashmë në detyrë. Lajmin e ka konfirmuar avokatja e Sami Hotit, Arbenita Zija-Aliu, e cila tha se vendimi për rikthim është marrë pasi është konstatuar se nuk ka pasur shkelje disiplinore nga ana e klientit të saj.

“Policia e Kosovës ka vlerësuar se në rastin e Sami Hotit nuk ka pasur shkelje disiplinore dhe ka vendosur që ta kthejë atë në detyrën ku ka qenë. Ky vendim dëshmon një qasje të matur dhe të drejtë, duke e trajtuar këtë rast me vlerësim profesional dhe kredibilitet institucional”, deklaroi ajo.

Rasti ka ngjallur debat për kufijtë e lirisë së shprehjes së zyrtarëve publikë, edhe kur bëhet fjalë për biseda private në rrjete sociale./lajmi.net/

Të ngjashme

Të fundit