Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi pas një pauze të gjatë iu është rikthyer performancave muzikore.
Pas lansimit të projekteve të reja, tashmë Era është e angazhuar me koncerte pothuajse çdo natë dhe një të tillë ajo e ka mbajtur edhe mbrëmë.
Ajo që mori vëmendje ishte paraqitja e saj atraktive dhe plot stil teksa ndau disa imazhe edhe përmes llogarisë së saj në Instagram.
Krijuesja e hitit “Bon bon” dukej më në formë se kurrë më parë ndërsa edhe dhuroi një performancë energjike në një nga klubet në vend..
Ndryshe, ditë më parë u paralajmëruar se këngëtarja do të sjell një duet me reperin Mozzik, por ky I fundit në një postim në Instagram njoftoi se bashkëpunimi i tyre është anuluar.