Këngëtarja e njohur, Era Istrefi, ka publikuar disa imazhe nga pushimet e saj, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave me dukjen e saj të freskët dhe joshëse.
Në këto fotografi, Era shfaqet pranë pishinës me një bikini me ngjyra të ndezura, duke nxjerrë në pah format e saj perfekte dhe stilin unik.
Pamja e saj e shoqëruar me sfondin natyror të mrekullueshëm dhe ujin e kristaltë të pishinës, krijon një atmosferë relaksuese dhe elegante, që pasqyron edhe personalitetin e lirë dhe të guximshëm të këngëtares.

Fansat nuk kanë ngurruar të komentojnë pozitivisht mbi fotografitë, duke e lavdëruar për stilin e saj dhe vetëbesimin që shfaq në secilin detaj.
Këngëtarja së fundit bashkëpunoi me Leri Vulën në këngën “T’lo”.




