5 C
New York
Friday, February 27, 2026

Buy now

Epopeja e UÇK-së: Publikohet agjenda e aktiviteteve për 5, 6 dhe 7 mars

- Advertisement -

Institucionet e Republikës së Kosovës kanë publikuar agjendën zyrtare të aktiviteteve për shënimin e Epopesë së UÇK-së, që do të zhvillohen më 5, 6 dhe 7 mars në disa qytete të vendit.

Aktivitetet përfshijnë mbledhje solemne, homazhe, ekspozita, aktivitete sportive dhe programe artistike, në nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Në nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ministria e Mbrojtjes fton qytetarët që të marrin pjesë në aktivitetet përkujtimore dhe festive sipas agjendës zyrtare.

Le të bashkohemi për të nderuar sakrificën e dëshmorëve dhe për të festuar me dinjitet vlerat e lirisë” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Agjenda e 5 marsit

Epopeja nis më 5 mars në orën 08:00, kur ora e parë mësimore në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës do t’i kushtohet Epopesë së UÇK-së.

Në orën 09:00 mbahet mbledhja solemne e Qeverisë së Republikës së Kosovës, ndërsa në orën 10:00 do të zhvillohen seanca solemne në kuvendet komunale.

Në mesditë, në orën 12:00, do të bëhet rreshtimi i kuadrateve të FSK-së në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Ndërkaq, në orën 14:30, në Skenderaj do të mbahet gara mbarëkombëtare e volejbollit për femra “Adem Jashari”.

Agjenda e 6 marsit

Aktivitetet e 6 marsit nisin në orën 10:00 me homazhe nga krerët e shtetit në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Nga ora 10:00 deri në 12:00, homazhe do të bëjnë edhe përfaqësuesit komunalë në komplekset memoriale të dëshmorëve.

Në orën 13:00 do të hapet ekspozita “Tri ditë që ndryshuan historinë”, e organizuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Në mbrëmje, në orën 19:00, do të mbahet Akademi përkujtimore për Epopesë e UÇK-së, me pjesëmarrje artistike nga Opera dhe Filarmonia e Kosovës, në Pallatin e Rinisë (Salla e Kuqe), ndërsa në orën 21:00 parashihet mbyllja e ceremonisë.

Agjenda e 7 marsit

Epopeja përmbyllet më 7 mars me “Natën e Zjarreve” në Prekaz, duke nisur nga ora 18:00.

Në orën 18:15 do të bëhet ndezja e flakadanëve në shtatë rajonet e Republikës së Kosovës, ndërsa në orën 19:00 në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj do të mbahet program artistik.

Institucionet kanë ftuar qytetarët që të marrin pjesë në aktivitetet përkujtimore, në nderim të një prej ngjarjeve më të rëndësishme në historinë e Kosovës.

May be an image of text that says 'Epopejaeuçk-sẽ Epopejae Agjenda me aktivitete për shënimin e ee sẽ UÇK-së, për datën 5, dhe mars 08:00 mësimore 09:00 Mbledhja 10:00 Kosovësi Republikes 12:00 Kosoves; kuvendet komunale ikuadrateve 14:30 Republikës FSK-sẽ Kosovés; Kazermën "Adem Jashari" femra Prishtinë; Skenderaj. 10:00 homazhe 10:00-12:00 Kompleksin Memorial "Adem Jashari* Homazhe nga perfaqésuesit komunale deshmoreve; 13:00 Prekaz; Ekspozitë" Republikëss Komplekset Memoriale Kosoves; 19:00 organizuar nga Kuvendi 21:00 Akademi perkujtimore per Epopene UÇK-sẽ. ne pjesemarrje artistike nga O dhe Filarmonia Kosoves Pallatin Rinise (Sallae Kuqel; Mbylljae ceremonisë. 18:00 Zjarreve 18:15 Mars Ndezje flakadaneve 19:00 Program artistik shtate rajonete Republikës Kosoves: sheshin *Adem. Jashari në Skenderaj.'

 

Të ngjashme

Të fundit