8.2 C
New York
Wednesday, March 5, 2025

Buy now

Epopeja e UÇK-së, Osmani e Kurti marrin pjesë në ceremoninë e FSK-së

- Advertisement -

Në kuadër të shënimit të 27-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti do të marrin pjesë në ceremoninë e rreshtimit të kuadrateve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), që do të zhvillohet sot (e mërkurë) më 5 mars.

Sipas njoftimit të Presidencës, presidentja Osmani do të marrë pjesë në këtë ceremoni, e cila do të mbahet në Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë, në orën 12:00.

Njëkohësisht, Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se kryeministri Albin Kurti gjithashtu do të marrë pjesë në ceremoninë e rreshtimit të kuadrateve të FSK-së.

Po ashtu, më herët gjatë ditës, në orën 10:00, do të mbahet mbledhja solemne e Qeverisë së Republikës së Kosovës për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, që do të zhvillohet në ndërtesën e qeverisë.

Ndërkohë në agjendën e publikuar dy ditë më parë nga Qeveria e Kosovës theksohet se edhe në kuvendet komunale të Kosovës do të mbahen seancat solemne.

Pjesë e aktiviteteve, do të jetë edhe ligjerata në shkollat e Kosovës ku ora e parë mësimore do t’i kushtohet Epopesë së UÇK-së.

Aktivitetet do të vazhdojnë edhe me 6 mars, ku krerët e shtetit dhe institucioneve do të bëjnë homazhe ne Prekaz, ndërsa që do të mbahet edhe skedimi përkujtimore në Prishtinë.

Epopeja e UÇK-së do të përmbyllet si zakonisht me 7 mars me “Natën e Zjarreve” në Prekaz dhe me programit artistik në Skenderaj.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit