Sot janë bërë 25 vjet nga rënia heroike e komandantit legjendar Adem Jashari me familjen e tij të ngushtë dhe të gjerë.
Lufta titanike e Jasharajve, e cila zgjati 3 ditë ndihet si Epopeja e UÇK-së.
Gjatë luftimeve më 5, 6 dhe 7 mars kanë rënë dëshmorë 59 pjesëtarë të familjes së ngushtë të Adem Jasharit dhe familjes së gjerë Jashari të Prekazit të Ulët të Drenicës si dhe tre miq e nipa që kishin ndodhur në këtë familje më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998.
Komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari, pastaj: Adile Jashari, Afete Jashari, Afije Jashari, Ajvaz Jashari Ali Jashari, Abdullah Jashari, Bahtije Jashari, Beqir Jashari, Besim Jashari, Blerim Jashari, Blerim Z. Jashari, Blerina Jashari, Bujar Z. Jashari, Elfije S. Jashari, Elheme U. Jashari, Faik T. Jashari, Fatime H. Jashari, Fatime S. Jashari, Fatime Xh. Bazaj Terstenik, Feride R. Jashari, Fitim A. Jashari, Hajrije Z. Jashari, Hajzer Z. Jashari, Halil B. Jashari, Halit I. Jashari, Hamdi S. Jashari, Hamëz Sh. Jashari, Hamide A. Jashari, Hamit H. Jashari, Hanife Z. Jashari, Hidajete R. Jashari, Igball R. Jashari, Igballe R. Jashari, Isak F. Halili, Duboc, Kajtaz M. Jashari, Kushtrim A. Jashari, Lirie H. Jashari, Mihrije F. Jashari, Murtez Z. Jashari, Nazmi Z. Jashari, Osman Sh. Geci, Llaushë, Qazim O. Jashari, Qerim H. Jashari, Ramiz S. Jashari, Sabrije Z. Jashari, Sadik H. Jashari, Salë Sh. Jashari, Selvete H. Jashari, Shaban M. Jashari, Shahin Q. Jashari, Sherif B. Jashari, Sinan R. Jashari, Smajl A. Jashari, Smajl Xh. Bazaj, Tërstenik, Ukshin Q. Jashari, Valdete R. Jashari, Zahide Sh. Jashari dhe Zarife B. Jashari.