Home Lajme Epike: Ermal Panduri ia mbyll gojën Lirim Mehmetajt, frikësohet se do të shajë pas sondazhit

Epike: Ermal Panduri ia mbyll gojën Lirim Mehmetajt, frikësohet se do të shajë pas sondazhit

0
Epike: Ermal Panduri ia mbyll gojën Lirim Mehmetajt, frikësohet se do të shajë pas sondazhit

Në emisionin Debat Plus ka ndodhir një ngjarje interesante.

Teksa moderatori Ermal Panduri po përgatitej të lexonte rezultatin e sondazhit, ka vrapuar në drejtim të analistit Lirim Mehmetajt. Panduri është kujdesur t’ia mbyllë gojën Mehmetaj për të mos ofenduar votuesit, pasi rezultati i sondazhit ishte në favor të VV-së.

E pas emisionit, Panduri e ka postuar një fotografi, duke treguar edhe arisen se pse ia mbylli gojën Mehmetajt.

“Ai momenti kur e lexoj rezultatin e sondazhit por tutna mos Lirim Mehmetaj po mi shan’ shikuesit” – shkroi Panduri.

Ndryshe, emisioni i debatit politike “Debat Plus”, që udhëhiqet nga moderatori Ermal Panduri, e ka trajtuar si temë arrestimin e asamblistit të VV-së, Besnik Mujeci, në Shqipëri nën dyshimin për trafikim të drogës.

Në lidhje me këtë temë, emisioni “Debat Plus” ka shtruar një pyetje. Në fakt, ka organizuar një sondazh.

Pyetja është e thjeshtë: “A e dëmton imazhin e LVV-së, afera me drogën?”.

74 për qind kanë thënë jo, ndërsa 26 po.

Exit mobile version