22.6 C
New York
Sunday, August 10, 2025

Buy now

Enzo Maresca thotë se Chelsea nuk mund të luftojë me Liverpoolin, Arsenalin e Cityn

- Advertisement -

Trajneri Enzo Maresca thotë se Chelsea nuk mund të garojë me Liverpoolin, Arsenalin dhe Manchester Cityn pavarësisht formës fantastike.

“Blutë” zhvilluan një paraqitje mahnitëse në fitoren 3:0 ndaj Villas, për të mbledhur pikë aq sa ka Arsenali në pozitën e dytë.

Skuadra londineze është në formë të jashtëzakonshme nën urdhrat e Marescas, ku kanë pësuar vetëm dy humbje në përgjithësi.

Sidoqoftë, Maresca ende ka dyshime në fuqinë e Chelseas dhe nuk pret që të luftojnë për titullin kampion.

“Nuk jemi gati për të garuar me Arsenalin, Liverpoolin dhe Cityn për shumë arsye dhe pavarësisht fitores ndaj Villas nuk do ta ndryshoj mendimin”.

“Por, gjëra e mirë është se po përmirësohemi dhe shpresoj të jemi aty së shpejti”.

“Luajtëm një lojë fantastike ndaj një top skuadre sepse e konsideroj Emeryn top trajner. Ka fituar trofe çdo kund dhe po shkëlqen me Villan”.

“Lojtarët e Arsenalit, Liverpoolit dhe Cityt kanë luajtur nëpër finale dhe kanë qenë në gara për tituj. Ne do të jemi aty së shpejti, por nuk jemi gati për të garuar me këto klube”.

Chelsean të mërkurën e pret një sfidë jo e vështirë në letër si mysafir i Southamptonit.

Të ngjashme

Të fundit