Enzo Fernandez dëshiron vetëm gjigantin spanjoll

- Advertisement -

Mesfushori argjentinas Enzo Fernandez synon të largohet nga Chelsea gjatë verës dhe prioriteti i tij është transferimi te Real Madrid.

Sipas raportimeve me të fundit nga Spanja, lojtari është i hapur për largim dhe dëshiron të luajë në një klub që garon rregullisht në Champions League.

Edhe pse ka interesim nga Arabia Saudite dhe Paris Saint-Germain, ai preferon kalimin në Spanjë.

Nga ana tjetër, Chelsea nuk dëshiron ta shesë lojtarin, duke e konsideruar pjesë kyçe të projektit dhe me kontratë afatgjatë deri në vitin 2032. Për këtë arsye, çdo transferim do të jetë i vështirë dhe kërkon një ofertë shumë të lartë financiare.

Të ngjashme

Të fundit