5.6 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Enver Sekiraqa dëshmoi sa ishte nga arratia në rastin ndaj Hashim Thaçit?

- Advertisement -

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është kthyer për të vazhduar dëshminë dëshmitari Nuredin Ibishi, i cili është pyetur për Enver Sekiraqën, për të cilin tha se e di që është i arratisur nga drejtësia në Kosovë.

Gjatë vazhdimit të dëshmisë së tij, pas 1 jave kur u paraqit për herë të parë në Hagë, Nuredin Ibishi është pyetur për njohuritë që ka për krimet dhe arratisjen nga burgu në Kosovë të Enver Sekiraqës.

Mirëpo teksa avokatja e Jakup Krasniqit, Venkatesfari Alagendra, ka kërkuar që të pranohej si fakt dokumenti që vërteton se Enver Sekiraqa është i arratisur dhe po i ikë drejtësisë në Kosovë, gjyqtari Gueanwl Metroux e ka pyetur avokaten nëse po e bën këtë kërkesë për të provuar se nuk duhet besuar asgjë që ka thënë ai dëshmitar për ndalimin e tij, për shkak të problemeve që ka me drejtësinë në Kosovë, duke lënë të kuptohet se Enver Sekiraqa ka dëshmuar kundër ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve pasi është arratisur nga burgu.

Dyshimet i ka konfirmuar edhe prokurorja Silvia D’Ascoli kur e ka kundërshtuar pranimin e këtij fakti të propozuar nga mbrojtja e Jakup Krasniqit.

Zhvillimet gjatë këtij diskutimi:

Ibishi ka pohuar se për ZPS-në gjatë seancës përgatitore ka thënë se e njeh Enver Sekiraqën si një person problematik që prej viteve 1990 dhe se ai është në burg për shkak të një dënimi penal.

Avokatja e Jakup Krasniqit, Shyamala Alagendra e ka pyetur dëshmitarin se a ndërlidhet ky rast me rastin e vrasjes së policit, Triumf Riza, por që përgjigja e dëshmitarit nuk u dëgjua.

Tutje, dëshmitari është pyetur se a e dinte që ka lajme se Enver Sekiraqa është arratisur në atë kohë kur ai ka qenë në seancë përgatitore me ZPS-në.

“Aq sa kam informacione para se të vijë këtu, ashtu është. Mendoj që është i arratisur”, ka thënë Ibishi.

Më pas, Shyamala i ka prezantuar dëshmitarit një artikull të një medie, e cila ishte botuar në vitin 2010 pasi Sekiraqa kishte marrë një dënim në vitin 2007 me dënim me burgim.

“Sipas këtij artikulli nga … Enver Sekiraqa konsiderohej figura kryesore e krimit të organizuar në Kosovë që jetonte në Irlandë e që ishte tashmë në listën e të kërkuarve të Interpolit. Dhe sipas këtij artikulli thuhet që ai është dënuar me 36 vjet burg”, ka thënë Shyamala.

Dëshmitari ka thënë se nuk mund ta kualifikojë si person të kërkuar për krim të organizuar, pasi që sipas tij është çështje e drejtësisë.

Pas kësaj, avokatja Shyamala ka kërkuar që të pranohen në prova materiale tre artikuj që flisnin për Enver Sekiraqen. Por, ka ndërhyrë gjyqtari Guenaël Mettraux.

“Përpara se ta bëjmë këtë gjë, cili është synimi për këtë? A po na thoni ju që Enver Sekiraqa është një person i keq dhe nuk duhet të besojmë asgjë që ka thënë ai për parandalimin e tij, burgosjen e tij e të gjitha këto gjëra?”, ka pyetur Mettraux.

“Këto artikuj konfirmojnë që ai është arratisur nga jurisdiksioni”, ka thënë Shyamala.

Mettraux i ka thënë avokates se nuk ishte kjo gjëja që po pyet, por se pse është i rëndësishëm ky informacion në këto artikuj.

“Sepse ka të bëjë me kredibilitetin, pra besueshmërinë e zotit Sekiraqa”, ka thënë Shyamala.

Kujtojmë se Gjykata Themelore e kishte lënë të mbrohet liri Enver Sekiraqa pasi ishte shpallur fajtor dhe dënuar me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza. Por, pas vendimit të Apelit më 18 maj 2024 Enver Sekiraqa nuk është kthyer në paraburgim por ka arritur të arratiset. Policia të njëjtin nuk e kishte gjetur në shtëpi dhe vazhdon të mbetet në arrati.

Prokurorja Silvia D’Ascoli, ka thënë se e kundërshton pranimin e këtyre dokumenteve pasi që nuk e kuptojnë se pse janë të dobishme ato për gjykatën.

Ndërsa kryetari i trupit gjykues Charles Smith III, ka thënë se trupi gjykues do të vendos në një rast tjetër lidhur me këto dokumente. /Lajmi.net

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit