Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kandidati për deputet i kësaj partie, Enver Hoxhaj, ka thënë se zgjedhjet e 28 dhjetorit pas atyre të vitit 2007 janë më historikët për Kosovën.
Hoxhajka ftuar qytetarët që të votojnë për PDK-në për një Kosovë properëndimore.
“… ose vota e 28 dhjetorit e orienton drejt këtë vend ose e rikthen Kosovën në binarë që ka dalë moti prej binarëve ose pas pesë viteve kur Shqipëria do të anëtarësohet në BE në 2030 dhe kur kufiri me Shqipërinë të shndërrohet në kufi të BE-së dhe kur të hyjmë në Morinë ta shohemi që kemi hyrë në BE atëherë mund të shohim se ky vend ka nevojë për një shkundje dhe një kthjellje”.
“Prandaj unë mendoj se më mirë është të ndodhë përmes votës, përmes ndryshimit politik, përmes dialogut që duhet ta ketë opozita e dikurshme si një qeveri e ardhme, por nuk kam parë ndonjë momentum me kritikë në zgjedhjet nacionale përveç të nëntorit të vitit 2007 sesa zgjedhjet që mbahen në dhjetor të këtij viti”, ka thënë Hoxhaj në një intervistë në TV Arbëria, duke shtuar se viti i ardhshëm mund të ketë tema të mëdha të politikës së jashtme të cilat e kalojnë imagjinatën tonë.






