Home Lajme Enver Hoxhaj tregon planin e bashkëpunimit: Qeveria Kurti përçau shqiptarët, PDK do t’i bashkojë

Enver Hoxhaj tregon planin e bashkëpunimit: Qeveria Kurti përçau shqiptarët, PDK do t’i bashkojë

0
Enver Hoxhaj tregon planin e bashkëpunimit: Qeveria Kurti përçau shqiptarët, PDK do t’i bashkojë

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) Enver Hoxhaj ka shpalosur vizionin e partisë për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke theksuar rëndësinë e projekteve strategjike dhe përbashkimit politik.

“PDK do të bashkojë Kosovën dhe Shqipërinë përmes bashkëpunimit politik, projekteve si hekurudha Kosovë-Shqipëri dhe mbrojtjes së interesave kombëtare shqiptare,” ka shkruar Hoxhaj në Facebook, aty ku publikoi një video për të njëjtën temë.

VIDEO

Hoxhaj kritikoi qeverinë të udhëhequr nga Albin Kurti, duke theksuar se ajo ka përçarë shqiptarët.

Ai premtoi se një qeveri e ardhshme e PDK-së do të angazhohet për mbledhje të përbashkëta mes dy qeverive, adresimin e çështjeve të hapura dhe thellimin e bashkëpunimit në çdo fushë të jetës.

“Prioritet i lartë do të jetë lidhja përmes hekurudhës Kosovë-Shqipëri, sikurse jemi krenarë që e kemi përmbyllur Rrugën e Kombit. Do të kemi misione të përbashkëta diplomatike e konsullore në çdo vend të botës dhe do të koordinohemi për mbrojtjen e interesave të shqiptarëve në rajon,” u shpreh Hoxhaj.

Ai theksoi gjithashtu mbrojtjen e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut dhe ndërkombëtarizimin e Luginës së Preshevës si çështje kyçe për kombin shqiptar.

Ky vizion i PDK-së synon të krijojë ura të forta bashkëpunimi mes dy shteteve, duke promovuar një agjendë të re politike që thekson unitetin dhe zhvillimin kombëtar

Exit mobile version