12.8 C
New York
Wednesday, November 26, 2025

Buy now

Enver Hoxhaj reagon pas vdekjes së Shpat Kasapit: E njoha të ri, artist me vlerë të pastër

- Advertisement -

Për vdekjen e hershme dhe të papritur të Shpat Kasapit, ka reaguar edhe ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Hoxhaj thotë se artistin e ka njohur personalisht që kur ishte shumë i ri.

Ai ngushëlloi familjen Kasapi në këtë dhimbje kaq të madhe.

“Lajm i rëndë dhe i pabesueshëm. Ikja e Shpat Kasapit na ka goditur të gjithëve. E kam njohur për shumë vite personalisht, që kur ishte shumë i ri! Shpati, ishte një zë me të cilin u rritën breza, një artist që e la gjurmë në artin shqiptar, e me vlerë të pastër. Ngushëllime familjes në këtë dhimbje të madhe. U prehtë në paqe”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

Të fundit