-5 C
New York
Friday, December 26, 2025

Buy now

Enver Hoxhaj prek me fjalët për babain e Komandant Calit

- Advertisement -

Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe kandidati për deputet, Enver Hoxhaj ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të babait të Komandant Calit, duke e cilësuar këtë humbje si një moment të rëndë jo vetëm për familjen, por edhe për ata që njohin peshën e vlerave mbi të cilat është ndërtuar rezistenca dhe liria e Kosovës.

Duke komentuar faktin se Gjykata Speciale në Hagë nuk i ka lejuar Komandant Calit pjesëmarrjen në varrimin e babait të tij, Hoxhaj theksoi se kjo e bën dhimbjen edhe më të rëndë.

“Ai duhet të krenohet për babën që e ka pasur. Ne si individë shpesh mendojmë se virtytet tona, si ta duam atdheun, si ta kuptojmë lirinë dhe të drejtën, vijnë nga shkollat dhe universitetet. Por në fakt, njeriu këto i mëson në familje. Dhe ai ka pasur një baba që i ka kultivuar këto vlera te Komandant Cali,” ka thënë Hoxhaj.

Ai shtoi se në këtë ditë të vështirë, solidariteti njerëzor dhe moral është thelbësor.

“Prandaj, në këtë ditë të rëndë, unë jam me mendje dhe me zemër me Komandant Calin dhe familjen e tij,” përfundoi Hoxhaj.

Të ngjashme

Të fundit