Enver Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i presidentit varet nga Kurti

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj, ka komentuar situatën politike lidhur me zgjedhjen e presidentit të Kosovës, duke kritikuar veprimet e kryeministrit Albin Kurti.

Hoxhaj tha se gjatë dy javëve të fundit janë zhvilluar dy takime për këtë temë dhe në dy ditët e fundit është propozuar një emër për president nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai shtoi se gjatë dy orëve të fundit ka pasur edhe seancën përkatëse.

“Ky fakt tregon se Kurti nuk po dëshiron as të drejtojë vendin sipas mandatit kushtetues, as të qeverisë, por po tenton të fitojë kohë. Qytetari i Kosovës duhet të dijë se ne si PDK nuk jemi për zgjedhje dhe nuk duam të çojmë vendin në zgjedhje,” tha Hoxhaj në Politiko.

Deputeti kujtoi se vitin e kaluar janë mbajtur dy palë zgjedhje dhe theksoi se PDK nuk dëshiron të përsëritet kjo situatë, duke shtuar se e ardhmja e procesit varet nga veprimet e Kryeministrit Kurti.

Të ngjashme

Të fundit