2.2 C
New York
Sunday, December 21, 2025

Buy now

Enver Hoxhaj nëpërmjet AI tregon betejën historike për anëtarësimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA

- Advertisement -

Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe kandidat i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka rikujtuar përpjekjet historike për anëtarësimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA, në një video tematike për sportin e realizuar me inteligjencë artificiale, e cila po shpërndahet masivisht në rrjete sociale.

Hoxhaj ka theksuar se bashkë me legjendën e futbollit kosovar, Fadil Vokrri, kanë trokitur “në çdo derë” ndërkombëtare për ta bërë Kosovën pjesë të familjes botërore të futbollit, pavarësisht pengesave politike dhe rregullave të ashpra të kohës.

“Na thanë se ishte e pamundur. Rregulli atëherë ishte brutal: nëse nuk je në OKB, nuk mund të jesh as në UEFA e FIFA. Por ne nuk u ndalëm,” ka deklaruar Hoxhaj.

Ai ka theksuar se beteja nuk ishte vetëm sportive, por parimore dhe shtetërore.

“E thamë qartë se sporti është e drejtë, jo privilegj politik. Dhe ia dolëm,” është shprehur Hoxhaj.

Sipas tij, anëtarësimi i Kosovës në UEFA dhe FIFA mbetet arritja më e madhe që vendi ka shënuar ndonjëherë në arenën ndërkombëtare.

“Goli më i mirë që e ka dhënë Kosova ndonjëherë ka qenë anëtarësimi në UEFA dhe FIFA,” ka thënë ai.

Hoxhaj ka nënvizuar se sot Kosova është e pranishme me identitet të plotë në sportin ndërkombëtar.

“Ja ku jemi sot: flamuri ynë në stadiume, himni ynë para ndeshjeve. Këto nuk janë vetëm fitore sportive, por fitore shtetërore,” ka theksuar ai.

Në fund të deklarimit, Hoxhaj ka lidhur këtë sukses me vizionin politik për të ardhmen.

“Kupa e ardhshme do ta ketë një emër që do ta çojë Kosovën përpara, Partinë Demokratike të Kosovës,” ka përfunduar ai.

Videoja, e cila përdor teknologji AI për të vizualizuar momentet kyçe të rrugëtimit të Kosovës në sportin ndërkombëtar, po cilësohet si një nga materialet më të shpërndara të ditëve të fundit në rrjetet sociale. Hoxhaj që nga fillimi i kësaj fushate zgjedhore ishte politikani i vetëm që futi përdorimin e AI në për realizimin kreativ të videove të tij në rrjetet sociale.

Të ngjashme

Të fundit