7.3 C
New York
Thursday, November 14, 2024

Buy now

Enver Hasani padit dekanin e Fakultetit Juridik: Ka keqpërdorur pozitën zyrtare

- Advertisement -

Enver Hasani, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, ka dorëzuar një kallëzim penal në Prokurori kundër dekanit të Fakultetit Juridik të UP-së, Avni Puka.

Në kallëzimin penal, Hasani e ka paditur Pukën për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar.

“Si person përgjegjës, përkatësisht Dekan i FJ të Universitetit “Hasan Prishtina” (UP), ka keqpërdorur detyrën zyrtare, me qëllim që t’i shkaktoj dëm buxhetit të Kosovës, ngase ka nënshkruar raportet mujore për pagesa edhe për tani kallëzuesin, i cili ndodhej në shërim jashtë vendi, nga shtatori 2023 deri në shkurt (dhe më tutje pas terapisë imunizare deri në gusht 2024), duke i urdhëruar shërbimit të financave (me nënshkrimin e raporteve), që për gjithë këtë periudhë kohore që ka munguar tani kallëzuesi d.m.th për vitin akademik 2023/2024, të paguhet me pagë të plotë dhe më këtë, ka dëmtuar buxhetin e Kosovës pnë shumë prej 15.171.29 euro. Me çka kishte kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, të parashikuar nga neni 414 par.2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në kallëzimin, që ka ardhur në adresë të Expressit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit