Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, në “Pressing” të T7, të hënën, është pyetur për deklaratat e zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje që kryeministri Albin Kurti nuk e ka pranuar Asociacioni.
Hasani tha se kjo është çështje besimi, sikur të besosh siç tha ai në dogmë fetare.
Por, ai shtua që ai që e racionalizon çështjen i shikon burimet, duke aluduar që Kurti e ka pranuar Asociacionin.
Më pas Hasani foli për çështje teologjike, duke thënë se ta besosh Zotin nuk do të thtoë që je fetar – je deist, thotë ai.
“Kjo s’ka lidhje me atë a e beson a jo, me besu Zotin je deist, dogmat fetare pastaj janë diçka tjetër. Çështja e krijuesit është diçka krejt tjetër”, ka thënë Hasani.