Profesori Enver Hasani, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, është ftuar nga Oxford Union për të marrë pjesë në një panel të cilësuar si “historik”.
Ai do të diskutojë mbi të drejtën e vetëvendosjes, me fokus te pavarësia e Kosovës dhe Opinioni i Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Paneli trajton se si e drejta ndërkombëtare reagon kur kërkesat për shtetësi përballen me kundërshtime politike, gjeopolitike apo konflikte.
Diskutimi mbështetet në OKB dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare, duke analizuar rastet e kontestuara në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Azi.
I themeluar më 1823, Oxford Union është një nga forumet më prestigjioze në botë, ku kanë folur figura si Ronald Reagan, Yasser Arafat dhe Malala Yousafzai.






