Gjatë vitit 1998 Enver Duriqit nga komuna e Podujevës, forcat serbe ia ekzekutuan shtatë antarë të familjes, në mesin e tyre edhe katër fëmijë, dy vajza e dy djem.
Plaga dhe dhimbja e tij që ia shkaktuan serbët është akoma e freskët.
Ndonëse nuk e ka fare të lehtë, Enver Duriqi ia mësyen shpesh herë ekspozitës në kryeqytet, e cila kujton 1024 fëmijët e vrarë në Kosovë gjatë viteve 1998-2000.
Shtatë anëtarë të familjes Duriqi u ekzekutuan nga forcat serbe. Përveç prindërve dhe gruas, Enverit ia vranë edhe katër fëmijë, dy vajza e dy djem.
Ai ndalet gjithnjë tek emrat e 4 fëmijëve të tij, duke vazhduar drejt fotografive, lodrave dhe librezës shkollore.
Notat shembullore të Arbërit janë njëri ndër kujtimet më të mira që i la ai.
Duriqi thotë se pas largimit nga shtëpia e tyre, qëndruan gjithkund duke ikur nga forcat serbe.
“Qëndruam kahmos, shkuam dhe te fshati Dumnicë ku jetonte motra ime, menduam që është më sigurt, por serbët filluan pastrimin e fshatrave”, thotë Duriqi.
Ai la fëmijët në një vend kinse më të sigurt dhe u largua, pa e ditur se ajo do të jetë hera e fundit që do t’i shihte të gjallë.
Duriqi gjeti forcë dhe krijoi familje të re dhe tre nga katër fëmijët e tij i pagëzoi me emrat e tre të tjerëve që iu masakruan.
Në luftën e fundit në Kosovë janë vrarë 1,133 fëmijë, ndërsa 109 fëmijë ende janë të zhdukur. /Teve1/
Video: KETUttps://www.facebook.com/watch/?v=2207897422716528