Ai reagoi ndaj kërkesës së PDK-së për ftesë zyrtare, duke thënë se edhe komunikimi verbal ka peshë institucionale.
“Ftesat zyrtare janë edhe gojore, nuk janë vetëm ato me shkrim”, tha Dugolli.
Sipas tij, përgjegjësia për tejkalimin e krizës bie mbi opozitën.
“Nëse opozita do t’i shmangë zgjedhjet, zgjidhja është aty”, shtoi ai, duke kërkuar dialog dhe kompromis politik./RTV21






