23.7 C
New York
Saturday, July 12, 2025

Buy now

Enrique te PSG, punë e kryer

- Advertisement -

Mediumet franceze e spanjolle e shohin si punë të kryer kalimin e trajnerit Luis Enrique tek kampioni në fuqi i Francës, Paris Saint Germain.

Viteve të fundit janë ndërruar shpesh trajnerët tek PSG, ndërsa tash besohet që Enrique do të marr timonin e këtij ekipi.

Spanjolli 53 vjecarë ka një karrierë të bujshme si futbollist e trajner, e ajo që PSG-së i intereson është pjesa e të arriturave të tij si trajner.

Enrique deri tash ka drejtuar Romën, Celtan, Barcelonën dhe kombëtaren e Spanjës.

Si trajner tituj ka fituar vetëm me Barcelonën dhe janë të shumtë: 2 La Liga, 3 Copa del Rey, 1 Superkupë të Spanjës, 1 Ligë të Kampionëve, 1 Superkupë të UEFA-së dhe 1 Kupë të Botës për klube.

Të ngjashme

Të fundit