Trajneri i PSG-së, Luis Enriqeu ka folur përsëri për të ardhmen e Kylian Mbappes.
Ai ka thënë se ylli francez ende nuk ka marrë vendimin përfundimtar, dhe se mund të ndryshojë mendje e të vazhdojë të jetë pjesë e PSG-së edhe për sezonin e ardhshëm, shkruan IndeksOnline.
Duke folur për ESPN, Enrique u shpreh optimist për të ardhmen e Mbappes.
Kujtojmë që Mbappe muaj më parë ka njoftuar kampionin e Francës se nuk do të vazhdojë kontratën, e cila përfundon në fund të sezonit.
Mediat spanjolle kanë raportuar se 25-vjeçari tashmë ka një marrëveshje me Real Madridin, derisa për të kanë shfaqur interesim edhe Bayern Munich dhe Liverpool.