Njëri nga futbollistët më të njohur në Kosovë, Enis Zabërgja, ka njoftuar se tashmë i ka “varur” këpucët.
Këtë vendim ai e mori pas më shumë se dy dekadash në futbollin profesionist në vend.
Zabërgja tha se gjatë karrierës “ka fituar gjithçka që mund të fitohet”.
Ai ka bartur fanellat e disa klubeve kosovare si: Hysi, Llapi, Drenica dhe Trepça.
Së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Mitrovicës që garon në ligën e parë të futbollit.
Enis Zabërgja luajti edhe për kombëtaren e Kosovës.