Prej pak ditësh, Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj i janë drejtuar sërish destinacionit të tyre të preferuar të pushimeve, Tajlandës. Eni ka qenë ajo që ka ndarë më shpesh foto e video të ndryshme me ndjekësit e saj nga vendi ekzotik ku po provojnë eksperienca unike.

Njërën prej videove, Eni e nis me një pije në dorë. Më pas, skena ndryshon dhe bukuroshja bionde shfaqet mbi feçkën e një elefanti, i cili e ngre lart. Përveç Enit që duket se e shijoi “xhiron”, edhe elefanti është po aq i lumtur.

Ndërkohë, Eni ka lajmëruar se ka gati dy projekte të reja muzikore. Këngëtarja ka bërë të ditur se janë bashkëpunime dhe do të jenë me të njëjtin artist. Për këtë të fundit, ndjekësit kanë shprehur mendimin se është partneri i saj, Genc Prelvukaj.