Eneda Tarifa do rikthehet në ekran në rolin e moderatores.
Pas një pushimi të gjatë këngëtarja e njohur do të moderojë formatin e suksesshëm “Këngë Moj” në sezonin e ri, raporton InfoMedia Albania.
Burimet i kanë bërë me dije medias në fjalë se produksioni ka arritur të mbyll marrëveshjen një ditë më parë me këngëtaren.
Spektakli “Këngë Moj” transmetuar në Vizion Plus prej dy vitesh, me moderator Klea Hutën.
Spektakli përcjell këngën e bukur shqiptare, si atë tradicionale, popullore e qytetare, ashtu dhe muzikën e lehtë. Emra si Eli Fara, Aurela Gaçe, Irma Libohova, Artiola Toska, Remzie Osmani, Aleksander Gjoka, Eranda Libohova, Ylli Baka, Bujar Qamili, e deri tek më të rinjtë si Aurel Thëllimi, Marsela Çibukaj, Juliana Pasha, Era Rusi, Ervis Behari etj., kanë qenë pjesë e këtij spektakli.