“Ëndrrën na e ndali veç një gol”, Bylbyl Sokoli tregon pse ishim optimistë ndaj Turqisë (Video)

- Advertisement -

Trajneri i njohur i futbollit, Bylbyl Sokoli, tha se optimizmi për kualifikim në Botëror nuk është i rastit.

Në Rubikon të Klan Kosova, ai theksoi se besueshmëria ishte e madhe për Kombëtaren e Kosovës, duke qenë se realizoi dy fitore ndaj Suedisë dhe një fitore e një barazim ndaj Sllovenisë, e së fundmi fitore edhe ndaj Sllovakisë në gjysmëfinalen e play-off-it.

“Ishte një rrjedhë e ndeshjeve shumë cilësore. Nëse analizohet pjesa tjetër e ekipit tonë, në sulm Muriqi e Asllani. Muriqi është golashënuesi i dytë në ligën spanjolle, pas Mbappes. Asllani një nga sulmuesit më të mirë që ka Bundesliga. Pastaj, në anën e djathtë kemi Vojvodën, që është një ndër mbrojtësit më të mirë në Serie A. Mandej kemi edhe lojtarë në fazën e mbrojtjes, të Bundesligës, lojtarë shumë cilësorë. Dhe portieri Muriq në Serie A.

“Pra, arsyet kanë qenë që Kosova ka forcë dhe kemi pasur të drejtë për të qenë optimistë që të fitohet ndeshja me Turqinë. Është përbërja më e mirë dhe më e fortë që kemi pasur”, deklaroi Sokoli.

Ai iu dha merita të mëdha lojtarëve të cilët tha se e kanë përfaqësuar denjësisht shtetin.

Ndërkaq, trajneri Sokoli tha se “ëndrrën na e ndali veç një gol” i shënuar nga Turqia mbrëmë në “Fadil Vokrri”.

Ndiqeni deklarimin e tij:

Të ngjashme

Të fundit