Ministër i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, ka njoftuar se Oficer Kadet Endrita Brahimi në studimet e saj në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandburst është shpërblyer me Bexhin e Komandantit të Akademisë.
Ky është postimi i plotë:
“Për përkushtim të veçantë dhe rezultat të jashtëzakonshëm gjatë shkollimit, Oficer Kadet Endrita Brahimi në studimet e saj në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandburst është shpërblyer me Bexhin e Komandantit të Akademisë.Urime për kadeten Endrita!Sukseset e oficerëve e nënëoficerëve të Kosovës në shkollime, stërvitje, misione e gara jashtë vendit janë treguesi më i mirë se FSK po ngritet falë punës dhe angazhimit të secilit pjesëtarë dhe se orientimi ynë drejt NATO-s, është i pashmangshëm”, ka shkruar Maqedonci në “Facebook”.