30.6 C
New York
Friday, August 15, 2025

Buy now

Endrit Thaçi në mbështetje të Sami Lushtakut për garën në Skenderaj

- Advertisement -

Kandidati i PDK-së për kryetar të Skenderajt, Sami Lushtaku, është parë në një takim me djalin e ish-presidentit Hashim Thaçi, Endritin.

Lushtaku ndau disa fotografi ku përveç me Endritin, u pa edhe me persona të tjerë, të cilët tha se i kishte bashkëluftëtarë e miq.

“Me Endrit Hashim Thaçin dhe me shumë bashkëluftëtarë e miq të tjerë”, shkroi Lushtaku.

Pas mandatit të tij katërvjeçar si nënkryetar i komunës së Skenderajt, Lushtaku e ka marrë besimin e PDK-së që të jetë kandidat i kësaj partie në këtë komunë për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Të ngjashme

Të fundit