5.3 C
New York
Thursday, December 4, 2025

Buy now

Endrit Shala: Nuk ia mbyllëm derën askujt, por rrugën tonë s’e ndalim – NISMA do të jetë në Kuvend

- Advertisement -

Endrit Shala ka reaguar publikisht lidhur me qëndrimin politik të NISMËS dhe orientimin e saj para zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Ai theksoi se partia nuk e ka mbyllur derën për asnjë bashkëpunim dhe i është përgjigjur me respekt çdo kërkese për bashkim forcash, por njëkohësisht nuk do të devijojë nga rruga e saj.

“Nuk e mbyllëm derën për askënd, iu përgjigjëm me respekt e pozitivisht atyre që deshën bashkim forcash. Por ne as nuk do ta ndalim rrugën tonë,” shkroi Shala.

Ai u shpreh i bindur se Fatmir Limaj dhe NISMA do të jenë pjesë e legjislaturës së ardhshme.

“Fatmir Limaj dhe NISMA do të jenë në Kuvendin e Kosovës, aty ku e kërkon vullneti i njerëzve tanë, i përkrahësve tanë të palëkundur. Shihemi në Kuvendin e Republikës së Kosovës!”, përfundoi Shala në një shkrim në Facebook.

Të ngjashme

Të fundit