2.9 C
New York
Thursday, February 19, 2026

Buy now

Endrit Nika dënohet me 18 vjet burg për vrasjen e argjentinases, Maria Clara

- Advertisement -

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin ndaj Endrit Nikës, i cili është dënuar me 18 vjet burg për veprën penale “vrasje e rëndë” ndaj partneres së tij, Maria Clara Urdangaray.

Në seancën e fundit, që u mbajt të hënën, edhe prokurori i çështjes, Armend Hamiti, kur paraqiti fjalën përmbyllëse, kërkoi që i pandehuri të shpallet fajtor sipas aktakuzës, raporton Klankosova.tv.

Në fund të gushti të vitit të kaluar, “MAT” në Klan Kosova kishte realizuar një emision hulumtues, ku ndër të tjera, për herë të parë u paraqitën për publikun pamjet e kamerave nga vendi i ngjarjes dhe shume detaje të tjera rreth rastit.

Maria Clara Urdangaray vdiq në ora 4.27 minuta të mëngjesit të 1 gushtit të vitit 2023, rreth tre orë pasi kishte rënë nga dritarja e katit të gjashtë në hotelin “Sonoma” në Fushë Kosovë, aty ku po qëndronte me të dashurin e saj, Endrit Nikën.

Sipas akuzës, gjatë goditjeve dhe shtyrjeve, e dëmtuara u dërgua në qoshe të dhomës, nga ku më nuk kishte ku të largohej, derisa korniza e dritares u shkëput dhe ajo u hodh jashtë.

Vetë Nika e kishte mohuar ta ketë prekur me dorë, duke ofruar një version tjetër për ngjarjen. Ekspertiza e kornizës së dritares u krye vetëm pas një viti e gjysmë, në një kohë kur pronari i hotelit kishte vendosur tashmë një kornizë të re me tre shtresa xhami, duke ndryshuar strukturën fillestare

 

Të ngjashme

Të fundit